Startup Hub Poland – Mundesi financimi per projekte shqiptare

StartUp Hub Poland Warsaw hap dyert per te gjithe te apasionuarit pas teknologjise nga Europa Jug-Lindore, Qendrore dhe Lindore. Mbi € 3 milion presin per ICT (information and communication technologies) dhe talente te teknologjise te cilet kerkojne te vene ne jete idete e tyre.

Fondacioni StartUp Hub Poland me baze ne Varszave sebashku me Polish Natural Center for Research and Development dhe Giza Polish Ventures Venture Capital Fund njoftojne sot hapjen e HUB-it te pare te inovacionit te dedikuar inovatoreve nga europa jug-lindore, qendrore dhe ajo lindore. Misioni i SHP eshte te ndihmoje inovatoret dhe sipermarresit e rinj nga rajoni per te nisur, forcuar e zhvilluar akoma me teper kompanite e tyre te bazuara mbi teknologjine. SHP ka fondin e saj me mbi 3 milion euro dhe kjo eshte vetem thirrja e pare per aplikuesit dhe inovatoret.
Ekonomia polake eshte kampione e rritjes qe nga 1989 ne Europe. GDP e saj ka qene vazhdimisht ne dyfishim qe prej ketij viti. Raporti i fundit nga „The Economist” se bashku me OECD „Survey of Poland” prezanton Polonine si nje ekonomii te hapur, prospektive dhe te orientuar nga biznesi gati per te ndermarre sfida globalesebashku me fqinjet e saj. Marcin Piatkowski, ekonomist i larte i Bankes Boterore dhe autor i raportit te Bankes Boterore per „Bew Golden Age Poland” argumenton se „Polonia ka nje potencial te madh per tu bere trampoline globale ne startup inovative per rajonin europe jug-lindore, qendrore dhe asaj lindore”.
Egziston nje potecial i madh, i gatshem per te shperthyer prej vendeve JO-anetare te BE.

StartUp Hub Poland eshte nje vend unik per shpikesit e rinj dhe pioneret e biznesit per te provuar dhe promovuar me larg konceptet e tyre, te punojne me mentore me pervoje dhe te kene mundesine e perdorimit te granteve me vlere deri ne € 400,000-thote Marek Borzestokowski, themelues i Wirtualna Polska, nje nga portalet me te medha te internetit ne Poloni dhe nje nga investuesit me te suksesshem ne vend, prej te cilit erdhi dhe idea e krijimit te SHP. Pervec parave dhe mundesive ne karriere, mbeshtetja dhe ekspertiza lokale eshte mjafte vendimtare ndersa leviz ne nje mjedis te ri. SHP do te ndihmoje fituesit me marrjen e nje vize ne BE dhe u siguron atyre mbeshtetjen e nevojshme logjistike sapo ata mberrijne ne Poloni. Stafi i SHP eshte shumekombesh dhe shume-gjuhesh, duke ofruar mundesine e komunikimit ne anglisht, polonisht, rusisht, ne gjuhen ukrainase dhe SHQIP.
Ekipe nga vende te ndryshme qe mbartin eksperienca dhe pervoja te ndryshme duhet te kene nje hapsire te perbashket per te punuar. SHP do tu jap mundesine inxhiniereve te talentuar, shpikesve te rinj nga e gjithe europa jug-lindore te bashkepunojne, krijojne dhe paraqesin ide dhe inovacion. Ky lloj bashkepunimi eshte i mirepritur ngrohtesisht nga autoritetet polake. „Ne fillimet e tregtise se lire Polonia gezoi mbeshetje te rendesishme nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Amerika mjaft suksesshem promovoi sipermarrjen ne Poloni, ndersa sot Polonia kerkon te mbeshtese rajonin e saj dhe me gjere duke u transmetuar keto eksperienca” thote keshilltari i Presidentit te Republikes Polake, prof. Roman Kużniar. Presidenti polak ka perforcuar qendrimin dhe mbeshtetjen e tij per mjedisin e StartUps ne rajonin e Europes lindore, duke lancuar se fundmi nje fond prej $100M per SME-te ne Ukraine.

Varshava qyteti mikrpites i SHP, vazhdon te behet nje lojtar akoma dhe me i rendesishem ne mjedisin e StartUps. „Qyteti yne eshte gati te behet nje kryeqytet jo vetem per StartUp-et ne Poloni por edhe jashte saj dhe ne vendet fqinje. Varshava eshte nje qytet i hapur, mireprites, mireseardhes per njerez te cilen deshirojne te qendrojne ketu” thote Michał Olszewski, deputet i qytetit. „Varshava eshte mjaft aktive ne suportimin e StartUp-eve rajonale. Eshte pikerisht qyteti yne i cili u zgjodh si Kampusi i pare i GOOGLE ne Europen Lindore.” Thote Olszewski.
Iniciativa si HUB Varshava do te lehtesojne integrimin aktual ndermjet tregjeve te vendeve anetare dhe jo-anetare te BE ne nje menyre me efikase dhe te shpejte. Nepermjet StartUp-eve te mire-organizuara do te permiresojme reputacionin e rajonit dhe do te jemi te afte te konkurojme denjesisht ne shkalle boterore.
Afati i fundit per dergimin e projekteve do te jete data : 14.12.2014.

StartUp Hub Poland (SHP) eshte nje organizate jo fitimprurese(OJF) e krijuar per te mbledhur eksperte nderkombetare dhe kapital per investim ne brendesi te HUB-it duke jua ofruar sipermarresve rajonal ne fushen e biznesit dhe teknologjise, suportuar dhe udhezuar ata nga nje ide inovative drejt nje startup-i premtues i afte te fitoje tregun global. Fokusi i saj eshte i qarte : nano,bio teknologjia, materialet e reja, robotika po ashtu si edhe ICT dhe aplikacione software ne cdo fushe te industrise.
Twitter: @HubSHP
Facebook: https://www.facebook.com/StartUpHubPoland
Vk: http://vk.com/public74356354
Linkedin: https://www.linkedin.com/comp/startup-hub-poland-foundation
Website: http://startuphub.pl/
Application form: http://startuphub.pl/apply-now/