Bashkëpunim me Bizneset Austriake
Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë WIFI –AUSTRIA vazhdon organizimin e kurseve të
Trajnimeve Profesionale për Menaxhimin e Sipërmarrjes / DIPLOMË NDËRKOMBËTARE
Dhe bashkëpunim me Bizneset Austriake
Ky ëshë raundi i trembëdhjetë i këtyre kurseve i cili ka rezultuar me shumë sukses.
Si ofrohen këto Kurse?
Kurset WIFI të ofruara nga CCIT në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë janë kurse të subvencionuara nga WIFI International / WKO me qëllim që tu vinë në ndihmë biznesit shqiptar për binjakëzim me bizneset austriake. Prandaj pjesemarrësit në trajnim paguajnë një fee simbolike dhe tepër ekonomike.
Lektorë
Kurset zhvillohen nga lektorë WIFI austriakë të çertifikuar nga Dhoma Austriake e Tregtise.
Lektorët Austriakë, janë Prof. Ndërkombëtar, me përvoje të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit.
Kurset e trajnimit dhe provimet janë të zhvilluara sipas një sistemi efektiv të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008
Modulet dhe Lektoret
Module I 12-13-14 March / Risk of International Business Management LectorMargit Wendelberger
Module II 17-18-19 March / Business Plan & Management for International Activities Lector Victor Dedic
Module III 25-26-27- March / International Marketing and Business Management (Import Export) Lector Asetila Kostinger
Exam 28 March
Vizita në WIEN 18.05.2015 – 22.05.2015
Bashkëpunimi me Bizneset Austriake
Bashkëpunimi me bizneset austriake u mundëson kompanive shqiptare jo vetëm akses në tregun e zhvilluar austriak, por edhe shanse të shumta për të njohur jo vetëm klientë të rinj për produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe partnerë të ardhshëm në zhvillim e rinovim, si dhe pjestarë potencialë në investime të përbashkëta, mundësi të mira për eksport të produkteve të tyre.
Afati i aplikimit 02.03.2015






In category