BANNER IHUB 12 tetor

Të Drejtat e Autorit dhe Inovacioni

Të Drejtat e Autorit dhe Inovacioni

Professional Network of Business Services Suppliers

Evien Dako, Drejtor i ZSHDA-së

Znj. Sonila Meka,            Specialiste e Marrëdhënieve me Jashtë.

Pjesemarresit ne kete aktivitet paten mundesine te mesonin dhe informoheshin mbi gjithe procesin e pajisjes me certifikaten e te drejtes se autorit, rendesine qe ajo ka, lidhjen e pandashme te te drejtave te autorit me shpikjet apo lancimin e ideve te reja; legjislaturen shqiptare dhe mbrojtjen qe i jep ajo individeve apo kompanive te ndryshme si edhe lidhjen me institucionet e ngjashme jashte vendit. Si edhe te merrnin informacion mbi qellimet dhe arritjet e gjithe projektit, dhe si mund te behen pjese e tij.

Ky aktivitet ngjalli shume interes te audienca e cila shkëmbeu kontaktet me dy spikeret qe mbajten workshopin (Zyra Shqipetare e te Drejtave te Autorit – ZShDA), te cilet u vune në dispozicionin e tyre për cdo ndihmese, support qe mund te lind nevoja, bashkepunim te ardhshem per zhvillimin dhe konsolidimin e ideve te mundshme inovatore, si edhe me organizatoret , per mbajtjen e workshopeve me tematike te ngjashme ne te ardhmen.

Aktiviteti zgjati rreth 1ore e 30 minuta, ku ishin pjese e ketij trajnimi nje grup prej 16 personash, mosha dhe profesione te ndryshme te interesuar per zhvillimet ne fushen e inovacionit ne pergjithsi, si edhe ndikimin qe ka patur teknologjia ne menyren se si zhvillohet dhe operon nje institucion relativisht i ri ne shoqerine shqiptare.

  • Print
  • 6
  • 2
  • 3
  • 10
  • 1
  • 12
  • 19
  • BANNER IHUB 12 tetor
  • 5
  • 4
  • 15
  • 7
  • 18
  • 8
  • 9
  • 13
  • 14
  • 16
  • 11
  • 17
  • 20