Innovation HUB Pictures

Inagurimi i Godinës së Inovacionit

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike organizoi për herë të tretë, Javën e Inovacionit me temë, Revolucioni i Katërt Industrial nga data 16 – 24 Maj 2016, me qëllim promovimin e inovacionit në të gjithë sektorin TIK, por jo vetëm.

Hapja e javës së Inovacionit u çel me inagurimin e Godinës së Inovacionit si Qendra e parë e publike e Inovacionit në Shqipëri me perspektivën për t’u shndërruar në një qendër shkëmbimi rajonal. Kjo qendër ofron sipërfaqe të përshtatshme për krijimin e hapësirave open-space, me qëllim krijimin e mjediseve inovative, akomodon të rinj me qëllim nxitjen e ideve të bisnesit në fushën TIK, duke u siguruar veçanërisht të rinjve  trajnim, financim dhe ndjekje të aktivitetit sipërmarrës. Kjo hapësirë akomodon start-up- e të ndryshme në fushën e TIK dhe synon të kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme komunitare në fushën e inovacionit.

Inagurimi i Godinës u realizua me pjesëmarrjen e Kryeministrit.
Krijimi i kësaj qendre u bë i mundur me mbështetjen financiare të Programit të Konvertimit të Borxhit IADSA.

  • ihub 1
  • ihub 2
  • ihub 3
  • ihub 4
  • ihub 5
  • ihub 6
  • ihub 7